Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të ecë përpara pa përmbushjen e disa kushteve themelore nga ana e Beogradit.
Ai u pyet lidhur me zotimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u riangazhuar në dialogun Kosovë–Serbi dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit.
Kurti theksoi se Serbia po shkel marrëveshjen bazike të arritur mes dy vendeve dhe kërkoi që autoritetet serbe të dorëzojnë Milan Radoiçiqin, të cilin e cilësoi si “kryekriminelin që vrau rreshterin e policisë, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku”.
Kurti kërkoi gjithashtu që Serbia të nënshkruajë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe të tërheqë deklaratën e dhjetorit 2023 të ish-kryeministres serbe Ana Brnabiq, ku u mohua integriteti territorial i Kosovës.
“Unë besoj që normalizimi është i mundur, por trysnia duhet të ushtrohet mbi Beogradin”, tha Kurti, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara në këtë proces. Ai i cilësoi SHBA-të si aleat kryesor dhe mik të veçantë në tri fusha kyçe: mbrojtje, diplomaci dhe zhvillim.



Të tjera
Aktuale
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Me ardhjen e mërgimtarëve për pushimet
Aktuale
Bytyçi: PDK s’ka interes për koalicion me VV’në
Analisti Seb Bytyçi ka vlerësuar se
Lajme
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë pritet të mbajë