Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim miqësor, Cédric Wermuth, bashkëpresident i Partisë Socialdemokrate në Zvicër.
Temë e takimit ishte mërgata e Kosovës në Zvicër dhe rëndësia e bashkatdhetarëve në zhvillimin e vendit tonë. Gjatë takimit u vlerësuan lartë marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
U bisedua për Grupin e Miqësisë Kosovë – Zvicër dhe Ëermuth u shpreh i lumtur me mundësinë e një takimi të përbashkët mes deputetëve në fund të këtij viti.
Kryeministri Kurti, ndërkaq, e falënderoi deputetin zviceran për urimet dhe angazhimin e tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit.