Kanë filluar punimet ndërtimore në Parkun Industrial të Përgjithshëm “Drenas 2”, raporton Ekonomia Online.
Në ceremoninë e nisjes së këtyre punimeve ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mbështes bizneset me orientim në prodhim e inovacion dhe krijimin e mundësive të reja për punësimin e të rinjve tanë.
“Mbështetje e parqeve industriale është një masat e politikat e qeverisë që kanë objektiv zhvillimin industrial dhe gjenerim të punësimit. Parku Industrial i Përgjithshëm “Drenas 2”, do të jetë në shërbim të bizneseve tona”, tha Kurti.
Ai ka theksuar se me investimin prej 7.7 milionë euro do të zgjerohet hapësira edhe për 50 biznese prodhuese dhe përfituese.
“Këtë javë po e nisim mbarë me punë të t5jera në dobi të qytetarëve dhe të shtetit. Sapo erdhëm nga Izbori nga Zvecani ku vendosëm gur themelin e një stacioni të ri policor. E tash gjendemi këtu në Drenas teksa inaugurojmë fillimin e ndërtimit të Parkut Industrial 2 të Përgjithshëm në kilometrin e 22 përgjatë magjistrales Prishtinë-Pejë në fshatin Korreticë e Epërme dhe përballë parkut ekzistues të biznesit në këtë komunë. Në mbledhjen e 208 të qeverisë së Republikës së Kosovës me 13 qershor miratuam planifikimin e këtij parku…që do të jetë në pronësi të qeverisë. Me një investim prej 7.7 milionë euro do të zgjerohet hapësira edhe për 50 biznese prodhuese dhe përfituese, përfshirë bizneset me veprimtari inovative që do të kontribuojnë dhe përfitojnë nga ekonomia qarkore”, ka thënë Kurti.
Kurti tha se ky projekt i rëndësishëm u inicua dhe u propozua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Agjencia KIESA.
“Me qeverisjen e mirë dhe politikat zhvillimore do të fuqizojmë ekonominë e vendit dhe po e mbështesim sektorin e prodhimit për të shpalosur potencialin e tij të plotë dhe për të kontribuar në mënyrë më efektive për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për qytetarët e vendit tonë. Pra një zhvillim që i qëndron kohës dhe një zhvillim që nuk e lë askënd mbrapa”, ka thënë Kurti.


Të tjera
Aktuale
Albulena Haxhiu dështon për herë të dytë të zgjedhet Kryetare e Kuvendit
Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi
Aktuale
Haradinaj lëshoi sallën, si votuan deputetët për Haxhiun si kryeparlamentare?
Propozimi që Albulena Haxhiu të marrë
Aktuale
Krasniqi: Procesi ishte bllokuar sepse po shihet se VV-ja s’i ka numrat
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës,