Kurti pas takimit pa rezultate: Ofruam kompromis, por konsensus nuk pati

 

Pas dështimit të takimit të thirrur, deputeti dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ripërësiti disa nga deklaratat e mëparshme se përgjegjësia për dalje nga situata nuk është vetëm e tij, por e të gjithë spektrit politik.

Në një deklaratë për media, Kurti vuri theksin te aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, duke interpretuar se ky vendim nuk e ngarkon vetëm shumicën me detyrime, por gjithë Kuvendin me përgjegjësi për të ndërtuar bashkëpunim institucional, për të cilin PDK dhe LDK e akuzuar se nuk po e ofron.

“E ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese së fundi që kemi përgjegjësi të gjithë. Konkretisht duhet theksuar në këtë rast që Gjykata Kushtetuese, në aktgjimin e saj, ka theksuar që Gjykata nuk zgjidh mosmarrëveshje politike midis grupeve parlamentare. Pikërisht që Kushtetuesja ka thënë që ‘Gjykata nuk i zgjidh mosmarrëveshjet politike midis grupeve parlamentare’, ne u mblodhëm që ta diskutojmë këtë. Dhe tjetra, ka përmend tre togëfjalësha interesant; Bashkëpunim në mirëbesim, konsultim konstruktiv dhe konsensus apo kompromis. Me fjalë tjera, provoni njëherë konsensusin, nëse s’keni konsensus, atëherë bëjeni kompromisin. Dhe kjo të bëhet me bashkëpunim në mirëbesim dhe me konsultim konstruktiv. Ne e bëmë edhe konsultimin konstruktiv. E bëmë edhe bashkëpunimin në mirëbesim, por u pa që konsensus nuk ka. Ndërkaq sa i përkete kompromisit në kemi lëvizur.” – tha ai.

Ai përmendi dy propozime konkrete të ofruara nga VV gjatë diskutimeve:

“Unë si kryetar i VV-së, subjekti fitues, i cili për nga numri i ulësve është më i madh se i dyti dhe i treti marrë së bashku, ne kemi përgjegjësinë për formimin e qeverisë por duhet bashkë ta themelojmë Kuvendin dhe në këtë rast ne kemi lëvizur. Unë kam ofruar dy opsione kompromisi në emër të VV-së. Kompromisi yni i parë ishte ai që e ka thënë edhe kandidatja jonë e propozuar për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, e cila tha që në rast të votimit të fshehtë, nëse ajo nuk i merr së paku 61 vota, tërhiqet nga kandidatura. Këtë e ka bërë njëanshëm por unë e respektoj si qëndrim personal të saj. Ajo nuk dëshiron që të votohet dy herë për të me votim të fshehtë. Me votim të fshehtë, me Albulena Haxhiun do të votohet vetëm njëherë. Andaj, ne kemi lëvizuar krahasuar me sitautën para të enjtes kur u dha aktygjimi i Gjykatë Kushtetuese dhe kjo nuk duhet që u kishte bërë përshtypje partive opozitare. Kompromisi i dytë që po ashtu ua shpreha sot si opsion ishte që ‘le ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 të Kushtetutës’, e që është marrëveshje në paketë për kryetarin dhe për nënkryetarët dhe më pastaj, nëse nuk e duan kurrqysh votimin e fshehtë, le t’i delegojnë përfaqësusit e tyre në komisionin për votim të fshtë të cilin mund ta rrëzojnë me votë, sepse procesi ka ngelur në gjysmë.”