Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me mjete shpërthyese në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut.
I pari i Qeverisë theksoi përmes një statusi në Twitter, theksoi se për fat të mirë asnjë person nuk u lëndua në këtë sulm, por kjo mund të kishte ndodhur lehtësisht.
Bie eksporti i Kosovës, thellohet deficiti tregtar për 20.5%
Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë, para se të humbasin jetë.
Postimi i plotë:
Mbrëmë ndërtesa e komunës në N. Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humben jetë.