Kurti nuk del nga makina, pret truprojën që t’ia hap derën e xhipit të zi (Video)

Kurti nuk po iu zbret xhipave të zi. Madje as nuk e hap derën vet. Pret që këtë ta bëjë truproja i tij.Kjo pamje është parë për herë të fundit në Gjilan. Albin Kurti shkoi atje në cilësinë e kryeministrit për t’ia vu gurthemelin Qendrës së Mjekësisë Familjare.

LEXO EDHE KETE

Kështu joshen vajzat nga agjencitë për të punuar si eskorta në Dubai, dalin mesazhet

Ai doli nga vetura në stilin e “Bossit”, i buzëqeshur e duke rregulluar kravatën.

Vite më pare, i njëjti njeri, por si opozitarë, kritikonte pushtetarët e atëhershëm se lëviznin me xhama të zi ku thoshte se “Ata kanë xhipa të zi, të blinduar, e me xhama të errësuar”

“Ju e keni parë se si politikanët kur zbresin te qytetarët, zbresin me xhipa të blinduar, e me xhama të errësuar, ku ai të sheh ty e ti nuk e sheh atë, e nëse del prej xhipit të këqyrë mrrolshum truproja e tij, se truproja e tij e din edhe më mirë se na se qytetarët kanë arsye më shumë më i bë diçka atij politikani..”, kishte thënë Kurti. /Botapress.info//

ngjashme