Kurti nis valën e emërimeve në 19 ministri: Kush janë zëvendësministrat deri tani?

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur emërimet e para të zëvendësministrave në disa nga 19 ministritë e kabinetit të ri qeveritar.

Menjëherë pas marrjes së mandatit për herë të tretë, Kurti e riemëroi Daulina Osmani zëvendësministre të Sportit dhe Rinisë, duke i besuar sërish të njëjtën përgjegjësi.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit është emëruar Zef Morina, ndërsa Kreshnik Ahmeti do të vazhdojë të mbajë postin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Një tjetër emërim është ai i Avni Zogiani, i cili do të shërbejë si zëvendësministër i parë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha është rikthyer në pozitën e zëvendësministrit, post që e kishte mbajtur edhe në mandatin e kaluar.

Po ashtu, Imri Demelezi është emëruar zëvendësministër i parë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Nora Arapi Krasniqi do të jetë zëvendësministre e parë e Kulturës dhe Turizmit.

Në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni, ish-shefi i kabinetit të Albulena Haxhiu, do të shërbejë si zëvendësministër i ministres Donika Gërvalla.

Emërimet në ministritë e tjera pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Në mandatin e ri, Kurti ka rritur numrin e ministrive në 19, krahasuar me 12 sa ishin në përbërjen e mëparshme të Qeverisë.

Më poshtë, gjeni emrat e ministrave:

Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

– Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

– Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka

– Ministër i Financave – Hekuran Murati

– Ministër për Punë, Familje dhe Vlera te Luftes Çlirimtare – Andin Hoti

– Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

– Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

– Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu

– Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

– Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Ceku

– Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci

– Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani

– Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi

– Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

– Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

– Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha

– Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit – Mimoza Kusari

– Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli

– Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

– Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri

Të tjera

Kulture Lajme

Era Halimi sjell këngën e saj “Drenica ime”!

    Vajza 8-vjeçare po tregon

Kulture Lajme

Bjeshka e Madhe – potencial i turizmit dimëror 

  Nga: Adem Lushaj  Zhvillimi ekonomik i një vendi është i ndërlidhur ngushtë me resurset natyrore që ai posedon,  qofshin ato nëntokësore apo mbitokësore. Në këtë kontekst, turizmi përfaqëson një nga  sektorët me rritjen më të shpejtë dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien ekonomike.  Ai nuk është më vetëm një aktivitet shërbimi, por një industri globale në zhvillim të