Kurti nis takimet për presidentin, LDK s’do president të VV-së, PDK’ja i vë ‘kushte’ për takimin me Hamzën

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, është takuar të hënën me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilin kanë vazhduar diskutimet për çështjen e gjetjes së një emri për president.

Pas takimit, Abdixhiku ka thënë se LDK është për gjetjen e një rruge dhe një kandidati me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të reja.

Megjithatë Abidixhiku s’ka pranuar që të ndajë detaje të hollësishme nga diskutimet që ka pasur me Kurtin, duke theksuar se s’kanë përmendur asnjë emër të përveçëm.

Ai ka përsëritur qëndrimin e LDK-së se presidenti i ri nuk duhet të jetë nga radhët e Vetëvendosjes.

“Çdo marrëveshje që siguron minimumin e votave të nevojshme është e mjaftueshme kushtetueshmërisht. Jo nuk kemi diskutuar ende emra konkretë siç e dini procesi është i nisur kemi dy kandidatura, LDK-ja vazhdon të besojë që të tri pozitat nuk mund t’i takojnë një partie politike”, ka thënë ai.

Derisa kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk e ka mohuar diskutimin për emra të përveçëm, veçse ka thënë se pa qenë i sigurt për rezultatin nuk mund të shpalosë asgjë për publikun.

“Takimi ishte tete-a-tete dhe ne duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve. Në momentin kur propozimet, iniciativat sjellin rezultat konkret atëherë do të mund të përgjigjemi konkretisht për të arriturat. Por, përderisa ky nuk është rasti, nuk mund të flasim për mendime që i themi aty, e të cilat as nuk kanë sjellë dështim por as sukses”, ka thënë ai.

Kurti ka treguar se po bën përpjekje të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

Por PDK-ja ka vendosur kushte, duke i kërkuar kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit, ta konkretizojë iniciativën e re për çështjen e presidentit në formë të shkruar .

“Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në një njoftim të zyrës për media në PDK.

Të tjera

Aktuale

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe