Në Prekaz për homazhe sot qëndruan krerët e shtetit për të nderuar “Epopenë e UÇK’së”, dhe flijimin e familjes Jashari.
Pas homazheve në varrezat e Jasharajve, presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, dhe kryekuvendari Glauk Konjufca u pritën në kullën e Jasharajve.
Në një prononcim të shkurt për media, shefi i Qeverisë Kurti tha se Epopeja e UÇK’së e ka dhënë hovin vendimtar për çlirimin e Kosovës.
“Ne kthehemi e rikthehemi në kryeqytetin e kryengritjes shqiptare në Prekaz për ta kujtuar e përkujtuar Epopenë e UÇK-së, e cila i dha hovin vendimtar UÇK-së dhe më pas mundësoi çlirimin dhe lirimin e vendit tonë. Sot, ndërtojmë institucione demokratike, bëjmë zhvillim ekonomike pa e harruar se kujt ia kemi borxh këtë liri, e këtë mundësi që të ecim përpara”, deklaroi Kurti pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, u shpreh Kurti para mediave./Botapress.info/