Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se “qeveri do të ketë”, edhe nëse qeveria e re që pritet ta prezantojë pas pak, nuk do t’i marrë 61 votat e nevojshme në Kuvned.
Ai iu tha deputetëve se qeverinë në detyrë s’mund ta mbikëqyrin dhe s’mund t’i kërkojnë llogari.
“Për më tepër, përderisa nuk votohet qeveria e re, kjo nënkupton zgjatje e mandatit të qeverisë në detyrë. Pra, qeveri do të ketë, vetëm se deputetët e kanë të pamundur ta mbikëqyrin dhe të kërkojnë llogari nga një qeveri në detyrë, të cilën nuk e kanë votuar”, tha ai.
Çdo ditë pa qeveri të re, Kurti tha se është “ditë humbjeje për zhvillimin, për qytetarin, për shtetin”, ndërsa, pa ndonjë marrëveshje të përmendur, i ftoi deputetët që ta votojnë qeverinë që do ta prezantojë ai.
Ai përmendi “punë e mira” që tha se i ka bërë qeveria e udhëhequr prej tij, ndërsa u kërkoi deputetëve që t’ua mundësojnë që t’i “vazhdojnë punët e mira”.



Të tjera
Aktuale
Politikë Memli Krasniqi flet për dorëheqjen
Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli
Aktuale
Behrami: Një fletvotim me numër të çrregullt mjafton që Mitrovica të shkojë në rivotim
Deputeti i PDK’së, Artan Behrami, ka
Showbiz
Kaderi bën paraqitjen e zjarrtë, ngjason me Kim Kardashian
Ish-banorja e “BBVK” e modelja e