Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar të sulmojë sistemin gjyqësor, kësaj radhe me një fjalim të cilin e ka shpërndarë edhe partia e tij Vetëvendosje në faqen zyrtare në Facebook.
Ai ka bërë një lojë fjalësh si më mirë do ishte të bëhej kryeprokuror, e jo kryeministër.
Deklarata e plotë:
Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat.
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/671844864589242