Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ishin të pranishëm në një diskutim. Megjithatë, në ato pak minuta sa folën, u pa një konfrontim në deklaratat mes tyre, e madje, diplomati evropian përdori edhe fjalët “…BE-ja nuk pajtohet”. Çka thanë ata?
Në fillim të tryezës së organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, të pranishëm në diskutim ishin kryeministri Kurti e ambasadori Szunyog.
Shefi i Qeverisë së Kosovës foli kryesisht për reforma tnë administratën publike.
“Procesi reformues është fokusuar në planifikimin strategjik, i cili mbërthen planin, aprovimin e strategjisë, strategjinë per e-qeverisje, sigurinë kibernetike…Në anën tjetër, MPB-ja ka udhëhequr reforma thelbesore legjislative në fushën e administratës publike. Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në sektorin publik, për herë të parë kemi sistem të unifikuar të pagës në sistemin publik.” – tha kryeministri.
Kurti qeshet
Kurti tha se këto dy ligje, synojnë profesionalizmin e administratës publike.
“Këto dy ligje synojnë profesionalizimin e administratës publike përmes promovimit të meritokroacisë, krijimin e mundësive për tërheqjen dhe mbajtjen e kapaciteteve profesionale, shpërblimin e drejtë të kontributit ndaj shtetit, kthimin e trurit nga diaspora, krijimin e mundësive për avancim të zyrtarëve brenda administratës dhe ndërveprim më sektorin privatë.” – tha ai.
Në fund të fjalës së tij, Kurti u kthye kah ambasadori duke qeshur, derisa tha: “Nuk mbaj mend nëse European Stability Initiative pat marrë guximin për të konstatuar kauzalitet mes Administratës Publike dhe Interimit evorpian, apo kanë qenë modestë, por ndërlidhja është shumë evidente”
BE nuk pajtohet
Fillimisht, në fjalën e tij shefi i zyrës së BE-së tha se është nder që u bë pjesë e konferencës, derisa kaloi në disa fjalë konfrontuese të atyre që i tha paraprakisht kryeministri Kurti.
Ai ka thënë se Qeveria duhet të tregojë se çfarë është ndërmarrë për proceset e konsultimit, sa i përket këtyre dy ligjeve.
Por, ai deklaroi se “BE-ja nuk pajtohet” me mënyrën se si Qeveria ka zgjedhur të shqyrtojë ligjin për zyrtarët publikë.
“Ligji për zyrtarët publikë ndërlidhet me parimet e administratës publike, ne ndajmë të njëjtin objektiv për të ngritur kapacitete…megjithatë, BE-ja nuk pajtohet me mënyrën se si qeveria ka zgjedhur të shqyrtojë këtë ligj dhe më vjen keq të them që komentet që ka bërë BE dhe SIGMA, asnjëra nga to nuk është marrë parasysh nga qeveria apo parlamenti. Ligji, zyrtarët publikë i vendos ata në një rrezik të korrupsionit dhe ndikimit politik. Edhe pse ka disa boshllëqe, asnjë rekrutim nuk është bërë që dy vjet dhe besojmë që ligji i ri nuk do të krijojë kushte atraktive për të rekrutuar njerëz në këto pozita të lira.” – deklaroi ai.