Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik në Davos, është takuar me Komisioneren e Bashkimit Europian për Zgjerim, Marta Kos.
Zyra e Kryeministrit në njoftim tha se temat e diskutuara mes tyre ishin mbi “progresin ekonomik” dhe “avancimin demokratik të vendit”, për të cilat tha se janë kyçe në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian.
Për ambiciet e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat, Kurti, sipas ZKM-së, i ka thënë komisioneres Kos se Kosova është më e përgatitur se vendet e rajonit që kishin qenë kur i është dhënë ky status.
“Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 dëshmoi se Kosova ka vazhduar progresin në integrimin evropian. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status”, thuhet në njoftim.
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE nuk ka lëvizur para që kur u dorëzua më fund të 2022-ës.
“Në takim u diskutua edhe rreth situatës gjeopolitike, Planit të Rritjes, bashkëpunimit rajonal dhe aktualitetit. Sa i përket bashkëpunimit rajonal, kryeministri Kurti theksoi se Kosova luan rol aktiv dhe konstruktiv dhe mbështet integrimin më të gjerë ekonomik të rajonit bazuar në vlerat dhe standardet e Bashkimit Evropian”, tha më tej ZKM./



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore