Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë duke dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës, pas takimit që ka mbajtur me ambasadorët e QUINTI-t, raporton Ekonomia Online.
Por kryeministri Kurti si shpesh herë edhe sot zgjodhi që të mos e thotë asnjë fjalë.
Duke dalë nga Qeveria u panë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Kurti nuk deshi të deklarohet në lidhje me deklaratën që sapo u dha nga ambasadorët e QUIN-it , të cilët ia bënë të ditur se janë kundër çdo ndërrimi të statusit të Urës së Ibrit.
“Shtetet e QUIN-it në konsultim me NATO-n nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të Urës së Ibrit”,deklaroi Hovenier.
Anipse Kurti vazhdimisht është deklaruar pro mundësisë për hapjen e Urës së Ibrit, derisa thoshte se kjo nuk i pengon askujt por një mundësi e tillë del të jetë problematike.
Madje një deklarim pati dje edhe nga Bashkimi Evropian, ku u tha se rihapja e Urës së Ibrit është çështje që përcaktohet me dialogun Kosovë-Serbi.



Të tjera
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia
Lajme
Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait
Porti më i madh dhe qendra