Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Prokurorinë Speciale për mosfillimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzave lidhur me zhdukjen e profesorit dhe politikanit Ukshin Hoti, i cili është zhdukur që nga viti 1999, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti u arrestua në vitin 1994 për aktivitet politik dhe u dënua me pesë vjet burgim, por një ditë para përfundimit të dënimit, më 16 maj 1999, u nxor nga Burgu i Dubravës dhe nuk u pa më. Sipas Kurti, zhdukja e tij përbën një krim shtetëror të Serbisë, ndërsa përgjegjësia shtrihet deri në nivelet më të larta të qeverisë serbe të asaj kohe.
Kryeministri në detyrë theksoi se pavarësisht dokumenteve dhe dëshmive të shumta, deri tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë ndaj përgjegjësve. Ai kërkoi nga organet e drejtësisë të veprojnë me përgjegjësi morale dhe kushtetuese, duke kërkuar drejtësi për Ukshin Hotin dhe të gjithë të zhdukurit me dhunë.
“Dokumenti zyrtar i lirimit, i nënshkruar nga drejtori i burgut Aleksandër Rakoçeviq, dëshmon se ai u lirua formalisht, por në realitet, lirimi i tij ishte akti i fundit para zhdukjes. Në listat e burgut, emri i Ukshin Hotit është fshirë me laps, me shënimin ‘ka mbaruar dënimin’. Mbikëqyrësi Branko Komatina e nxori atë nga dhoma ku qëndronte i burgosur, ndërsa Hoti mbante me vete vetëm një thes me gjëra personale. Prej asaj dite nuk është parë më”, tha Kurti.
“Ukshin Hoti është dhe do të mbetet një nga figurat më të mëdha të historisë dhe mendimit politik shqiptar,” përfundoi Kurti.



Të tjera
Aktuale
“Qeveri pa Kurtin”, ekspertja gjermane: Partnerët ndërkombëtarë do të ishin më të hapur ndaj një qeverie nën dikë tjetër
Kosova voton për herë të dytë
Aktuale
AUV-i konfirmon se qumështi Aptamil është i sigurt për përdorim
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka
Lajme
Pesë shtetet ku Krishtlindja është e ndaluar
Derisa në shumicën e vendeve të