Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar para gazetarëve sot pasi e vizitoi Institutin për Krime Lufte, ku u pyet nëse po zhvillohen bisedime me ndonjë parti ose deputetë për krijimin e qeverisë së re.
Kurti tha se mandati tashmë i është dhënë Glauk Konjufcës dhe se sipas tij nuk është punë e mençur që të ketë zgjedhje.
“Sa i përket krijimit të qeverisë, kanë ngelur edhe 10 ditë. Mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Glauk Konjufcës nga VV, ne urojmë për më të mirën. E ritheksojmë, nuk mendojmë se është punë e mençur të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor edhe pastaj sërish në prill. Kështu që deputetet janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill. Por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur, duhet të përcaktohen për njërën prej tyre. Besoj që në këtë javë dhe në fillim të javës së ardhshme do të mund të kemi informacion më të saktë”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i