Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, sipas saj për një shkelje ligjore.
Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami thotë se sipas Ligjit për Ndërmarrje Publike, nuk mund të bëhesh drejtor në ndërmarrje publike nëse në 36 muajt e fundit ke mbajtur ndonjë post politik.
E siç thotë ajo, Kurti jo vetëm që ushtroj pozitën e drejtorit të KEK-ut, por edhe atë të drejtorit të burimeve njerëzore.
‘’ Para dy ditësh në KEK, Kurti shpërndau 220 kontrata punësimi, duke e shndërruar një ndërmarrje publike në instrument të fushatës së tij zgjedhore. Këto punësime, të maskuara si “në funksion të mihjes dhe prodhimit të qymyrit” siç e tha ai vetë, janë asgjë më shumë se një përpjekje e pastër për të fituar mbështetje elektorale me metoda të paligjshme – komplet të paligjshme’’, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka shkruar se ky nuk është manipulimi i vetëm, por është edhe një tjetër.
‘’Drejtori i SHSKUK-së, para katër ditësh paralajmëroi hapjen e një konkursi për 370 pozita që kanë qenë të mbajtura nga ushtrues detyre për më shumë se 10 vite.
Pyetja është: Pse këto pozita u ruajtën për kaq gjatë dhe po shpallen pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve?’’, shkruan Bajrami.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo