Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur në lidhje me gjendjen në veri, pas mbledhjes së Qeverisë.
Shefi i ekzekutivit ka folur për takimin me Lajcak, ku tha se kanë diskutuar për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në veri.
Kaçanik, dhunohet seksualisht një grua përmes kanosjes dhe shantazhit
Kurti ia ka dhënë një lajm të keq kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili po qëndron i ngujuar që nga 26 maji. Kurti tregoi se është i gatshëm ta braktisë Hetemin, për të organizuar zgjedhje të reja.
Ai tha se policët e Kosovës në afërsi të objekteve të komunave në veri, nuk janë duke zhvilluar operacione.
“Gjithashtu kam shprehur gatishmërinë tonë për zgjedhje të parakohshme atje. Zgjedhjet nuk mund të bëhen me dhunë”, tha ai, duke treguar edhe rrugën që mund të shkojnë në zgjedhje ato komuna.
Ai tha se ligji e përcakton qartë se me 20% të nënshkrimeve të votuesve, mund të shkojmë në zgjedhje.Kurti për normalizim ka kërkuar zbatim të marrëveshjeve të arritura./Botapress.info/