Përderisa është duke u zhvilluar votimi i shkollave pro dhe kundër mbajtjes së grevës, Gazeta Metro merr vesh se tri gjimnaze, ai në Malishevë, Junik dhe Shtime kanë votuar pro vazhdimit të grevës, shkruan Gazeta Botapress.info.
Gjimnazi “Hamdi Berisha”, në Malishevë ka votuar unanimisht për vazhdimin e grevës në arsim.
“Unanimisht, i gjithë kolektivi i shkollës sonë janë pro vazhdimit të grevës deri në marrrveshje me Qeverinë (edhe ata që nuk janë anëtarë të SBASHK-ut) dhe janë shumë të revoltuar me fjalorin e përdorur për diskriminimin e personalitetit të mësuesit”, thuhet në njoftimin e këtij Gjimnazi.
Ndërsa edhe Gjimnazi “Kuvendi i Junikut” në komunën e Junikut, ka votuar për vazhdimin e grevës.
KEDS njofton gjatë së premtes dhe shtunës, këto zona mbesin pa rrymë
Siç ka kuptuar Gazeta Metro, shumica e mësimdhënësve në gjimnazin “Kuvendi i Junikut” kanë votuar që të vazhdohet me grevën deri në plotësimin e kërkesave nga qeveria.
Gjithashtu edhe Gjimnazi “Naim Frashëri”, në komunën e Shtimes, ka votuar me shumicë votash që të vazhdohet me grevën.
Burime brenda gjimnazit në Shtime i kanë thënë Gazetës Metro se nga fillimi kanë qenë pro vazhdimit të grevës dhe se nuk do heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të SBASHK’ut.
Gjatë ditës së sotme edhe mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë pas mbledhjes së mbajtur kanë marrë vendim që të vazhdojnë grevën.
Ajshe Zogjani, kryetare e Sindikatës së shkollës, ka konfirmuar vendimin e, duke sqaruar se deri në realizimin e kërkesave nga Qeveria kjo shkollë do të jetë në grevë.
“Ne sot e kemi mbajt një mbledhje meqenë se dje e kem mbajt në Sindikatë mbledhje për me marr mendimin e kolektivit, me shumicë votash u vendos që greva të vazhdoj deri në gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme”, ka thënë Zogjani.
Edhe në Obiliq së paku 5 shkolla kanë votuar kundër ndërprerjes se grevës, në Prishtine gjimnazi “Xhevdet Doda” ka votuar 87% pro vazhdimit të grevës, edhe pse s’janë te anëtarësuar ne SBASHK ka mësuar Gazeta.
Edhe pse presioni është rritur ndaj SBASHK’ut, të cilët kanë dhënë idenë e hedhjes në votim tek anëtarësia pezullimi ose vazhdimi i grevës, disponimi i anëtarësisë është i qartë deri më tani, greva duhet të vazhdojë.
Kjo edhe për faktin e gjuhës aspak bashkëpunuese nga qeveria Kurti, të cilët edhe kanë krijuar irritim tek mësimdhënësit.
Kryeministri Kurti gjatë ditës se sotëm në Kuvend ka vazhduar me gjuhën tallëse ndaj mësimdhënëse.
“Çmimet s’janë rritë veç për juve, mos po shkruan në markete që janë rritë veç për juve?”, tha Kurti për mësusit.
Gjithashtu Kurti tha të dielën se “sindikalistëve të PAN’it iu ka ndaluar koha në qershorin e vitit 2017”. Kjo deklarata ka shkaktuar jo pak pakënaqësi tek grevistët.
“Ne duam që mësimi të fillojë sa më parë, që do të thotë së është dashur të fillojë më 1 shtator. Jam i bindur se nxënësit duan të shkojnë në shkollë, jam i bindur se prindërit duan që fëmijët e tyre duan që të shkojnë në shkollë, jam i bindur që edhe mësimdhënësit duan të japin mësim nëpër shkolla”, tha Kurti.
Duhet theksuar se të mërkurën është hedhur ideja që të suspendohet greva, kjo ide i është dërguar anëtarësisë nga këshilli grevist i SBASHK’ut për të marr mendim nga secila shkollë se si të veprohet.
Gazeta Metro ka raportuar edhe gjatë ditës së merkur, se disponimi i shumicës të anëtarësisë së SBASH’ut është të mos ndërpritet greva dhe as të mos pezullohet siç u hedh fillimisht si ide nga vetë këshilli grevistë./Botapress.info/