Kryetari i LVV-së, Albin Kurti tha se është çuditur nga LDK-ja dhe lideri i saj, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se ka pasur takime me LDK-në, e cila, siç tregoi, kishte refuzuar prerazi një koalicion me LVV-në.
Kurti kujtoi se e kishte uruar Abdixhikun kur ai ishte zgjedhur kryetar i LDK-së.
“Unë kam pasur takime dhe kam synuar takime vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me Nismën Socialdemokrate. Kam besuar se me udhëheqjen e re të LDK-së ne mund të bëjmë një koalicion. Kryetari i ri i LDK-së në vitin 2021 është uruar prej meje. Kur e ka marrë detyrën, e kam urar. Ai ka qenë ministër i imi dhe unë kam besuar që mund të bashkëpunojmë”, tha ai në një konferencë për media.
Kurti tha se nuk po e kupton LDK-në.
“Unë nuk po e kuptoj saktësisht Lidhjen Demokratike të Kosovës, t’ju them sinqerisht. Nuk duan qeveri që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga unë, nuk duan ta formojnë qeverinë e tyre me partitë e tjera opozitare, por insistojnë në disa zgjedhje të reja ku përsëri do ta përsërisin atë slloganin që ne dalim të parët. Por nuk dalin të parët. Është një çikë e çuditshme për mua”, tha ai.



Të tjera
Lajme Opinione
Meliza Haradinaj: VV e PSD në sinkron po e sulmojnë Osmanin për kalkulime politike
Meliza Haradinaj, ka thënë se ka
Lajme
Dhoma e Tregtisë: Zgjedhjet e reja po godasin ekonominë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, përmes
Aktuale
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar