Të enjten në Bruksel do të takohen grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar lidhur me çështjen e targave.
Për takimin e nesërm është pyetur Kurti, por që i njëjti nuk ka dashur të flas rreth kësaj.
Ai tha se “Jemi në Trepçë dhe për këtë e keni zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi”, ka thënë ai.
Ndryshe, vendimi për targat i qeverisë së Kosovës kishte shkaktuar tensione në veri të Kosovës.
Serbët lokalë të veriut kishin bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, percjell Botapress.info