Derisa greva e shërbyesve civilë, mësimdhënësve të shkollave fillore e të mesme dhe profesorët e universiteteve po bënte dy javë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte mbajtur një fjalim të zjarrtë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Pasi në 19 janar 2019 Vetëvendosje kishte dalur hapur në mbështetje të grevës së arsimtarëve dhe sektorëve të tjerë, edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte shprehur mbështetjen dhe mirëkuptimin për grevën dhe grevistët.
“Varfëria jonë po shndrrohet në greva”, kishte thënë Kurti më 27 janar 2019, duke arsyetuar se “as mësuesit, as mjekët e askush nuk mund të durojë që qeveria t’ia rritë rrogat vetes që nuk punon, por nuk ia rrit atyre që vërtetë punojnë”.
Në fjalimin e tij, Kurti ishte shprehur se e kupton thellësisht gjendjen e vështirë të shërbyesve civilë, mjekëve dhe mësuesve, që i ka detyruar ata të hyjnë në grevë.
“Sigurisht, ne nuk duam që mësuesit e mjekët të ndërpresin punën, sepse nxënësit kanë nevojë për mësim dhe të sëmurët për shërim. Por ne e kuptojmë thellësisht gjendjen e vështirë të atyre që punojnë në administratë publike e sidomos të mjekëve e të mësuesve”, deklaronte Kurti.
Kurti premtonte se kur qeverinë do ta udhëheq Vetëvendosje do të kujdesen për përmirësimin e kësaj gjendje. “Kur qeverinë ta udhëheqë Lëvizja VETËVENDOSJE! ne do të kujdesemi që pabarazia mes tyre dhe qeveritarëve të zvogëlohet shumë, dhe që statusi social i mësuesve e i mjekëve të jetë shumë më i mirë se sa sot. Nuk ka kuptim që injoranti e hajni që ka hipur atje lart të paguhet me dhjetëra mijëra euro në vit, të marrë mëditje, të shëtitet me makina zyrtare e shoferë, ndërsa mësuesi e mjeku e punëtori i administratës të paguhet më pak se sa që pushtetari i shpenzon për telefon mobil a për dreka e darka”.
Pavarësisht këtij premtimi dhe shumë premtimeve të tjera të ngjashme, në ditën e parë të grevës që ka filluar në Kosovë, Qeveria, që tashmë drejtohet nga opozitari i dikurshëm Kurti, në mënyrë të paprecendetë ka kërcënuar grevisdhe shtët se do t’ua ndalë pagën derisa qëndrojnë në grevë. /Botapress.info/