Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar pritjen për gazetarët me rastin e festave të fundvitit.
Shefi i ekzekutivit ka falënderuar gazetarët për bashkëpunimin. Ai tha se ende nuk janë në gjysmë të mandatit, por për këtë periudhë ka pasur progres, por edhe sfida janë evidente.
Të gjithë e shanë dhe e ofenduan! Por është dikush që krenohet me gjyqtarin Mentor Bajraktari!
“Viti 2022, ishte vit i krizave të shumëfishta, por në Republikën e Kosovës, njëkohësisht ishte vit i rritjes ekonomike, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë, si dhe imazhit të Kosovës jashtë në botë”, tha ai. Kurti ka falënderuar gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu i Kosovës.
I pari i qeverisë ka folur edhe për zhvillimet e fundit rreth barrikadave që kanë filluar të hiqen nga sot.
“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, tha ai. Sipas tij opozita nuk ka dhënë ide, përveç heqjes së TVSH-së.
Kurse për vitin 2023, tha se do të jetë vit i Vetingut.