Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur edhe mbi deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump se ndali një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti tha se nuk ka informacione dhe se s’i di planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Është vështirë të them sepse nuk mund t’i di planet që i kanë, s’i kam as informacionet e tyre, me siguri Shtëpia e Bardhë ka më shumë informacion se çfarë synimesh ka pasur Serbia dhe mund të kenë vepruar kundër tyre, faleminderit shumë“, tha Kurti në TËVË1.
“Por ato informacione që kanë ata se çfarë ka bërë si plan konkret kundër Kosovës, ne nuk e dimë. Organet tona bashëpunojnë me ShBA-në, mbase një ditë do t’i kemi ato informacione, por aktualisht nuk i kemi ato”, – tha ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në