Sot shënohet Dita memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës, me këtë rast kryeministri i vendit Albin Kurti ka kujtuar rënien e policit Enver Zymeri.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Kurti shkruan se me 26 korrik të vitit 2011, gjatë një aksioni policor për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, ra dëshmor pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi.