Përveç këtij të fundit, në tubim ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, që është kryetar i VV-së, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.
Ajo që bije në sy është se VV në këtë tubim ka injoruar krejtësisht himnin shtetëror të Kosovës.
Kjo vërehet në videon që e ka publikuar vet kryeministri Kurti.
Në vend të tij, është intonuar vetëm himni i Shqipërisë, apo ai kombëtar, i cili është përcjellur me ngritje në këmbë nga të pranishmit.
Një injorim i tillë nuk është diçka e re për partinë në pushtet, pasi që Kurti gjatë kohës që kishte qenë në opozitë kishte ofenduar simbolet shtetërore, madje duke e quajtur flamurin shtetëror si flamur “lara-lara”. /Lajmi.net/
Video: