Albin Kurti nuk arriti ta bëjë Veton Surroin Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për periudhën 2022-2024, por ai ia bëri një të mirë tjetër.
E bija e Veton Surroit, Zoja është emëruar Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e kryeministrit Albin Kurti.
Nga të gjithë njerëzit që merren me mediat në Qeveri, Zoja do të ketë më së shumti punë, ngase Albin Kurti jep intervista vetëm për mediat e huaja.
Demokracia.com e ka siguruar nga burime brenda Kabinetit të Kryeministrit edhe vendimin për emërimin e saj.
“Znj. Zojë Surroi emërohet Këshilltare Politike për media ndërkombëtare e Kryeministrit”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Kurti.
Ky është vendimi:
Vlen të theksohet se kjo është qeveria më jotransparente, por që ka të punësuar shumë njerëz që detyrë e kanë të merren me mediat. /Botapress.info/