Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes nuk ka pasur asnjë përfshirje në testimin, vlerësimin apo dhënien e lejeve për dronin e njohur si “Skifteri”, pas diskutimeve dhe interesimit publik për këtë çështje.
Maqedonci sqaroi se Ministria kishte organizuar një aktivitet për vlerësimin e inovatorëve të dronëve në Kosovë, por se ky aktivitet nuk kishte të bënte me dronin në fjalë.
“Ne gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, së bashku me Odën Ekonomike Amerikane dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, kemi organizuar një aktivitet të vlerësimit të inovatorëve të mundshëm në Kosovë”, tha ai.
Sipas ministrit, vlerësimi kishte të bënte me dronë të vegjël me helika dhe jo me dronë me krahë, siç është prezantuar “Skifteri”.
“Ne nuk kemi bërë në asnjë rast asnjë vlerësim të një droni të quajtur Skifter”, deklaroi Maqedonci.
Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë e përfshirë në asnjë fazë të këtij projekti.
“Ne si Ministri e Mbrojtjes nuk kemi asnjë përfshirje as në aspektin e dhënies së lejes, as në testim, as në vlerësim të këtij droni”, u shpreh ai, transmeton Telegrafi.
Maqedonci sqaroi gjithashtu se lejet për fluturim nuk janë përgjegjësi e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Aq më pak në dhënien e lejes për fluturim, që është përgjegjësi e KFOR-it”, theksoi ministri.
Ai shtoi se Kosova ka nevojë për rregullativa më të qarta në fushën e prodhimit dhe përdorimit të dronëve, duke inkurajuar inovatorët që të bashkërendojnë me institucionet përkatëse në të ardhmen.
Sipas tij, Ministria e Mbrojtjes mbetet e hapur për bashkëpunim me inovatorët vendorë, por çdo projekt duhet të kalojë nëpër procedura dhe koordinim institucional.



Të tjera
Aktuale
Përparim Rama fiton betejën me Qeverinë: Buxheti i Prishtinës përfshihet në projekt-buxhetin 2026
Komisioni për Buxhet me 10
Ekskluzive Lajme
Mbledhja inaguruese e Bordit të Paqes, Rama ndan pamje nga dorështrëngimi i Trump me të e Osmanin
Ka nisur takimi i parë i
Aktuale
As emër, as marrëveshje: Pse po vonohen kandidaturat për president?
4 marsi po afrohet. Kjo është