Kreu i Qeverisë, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka folur për një zbulim tejet të rëndësishëm, duke krijuar metaforë e duke e lidhur atë me zhvillimet aktuale, raporton Ekonomia Online.
Fjalimin e tij në ceremoninë e projektit “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave”, organizuar nga Këshilli i Evropës ai e filloi me Thomas Edisonin.
Edisioni shpikës amerikan, shkencëtar dhe biznesmen i cili ka zhvilluar shumë pajisje që ndikuan në jetë në të gjithë botën, përfshirë edhe llampën elektrike, ishin pjesa kryesore e fjalimit të Kurtit në këtë event, madje tha se është interesuar të di më shumë për shkencëtarin.
Duke renditur arritjet e Qeverisë në zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës, ai para zyrtarëve të lartë të këtij institucioni që ishin të pranishëm përmendin edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese për Manastirin e Deçanit.
Fjalimin e tij, kryeqeveritari e mbylli me një thënie “Kur e ndez një qiri në dhomë ambienti duke romantik, por disa janë të dukshëm e disa më të padukshëm, kur kyçet poqi elektrik që të gjithë bëhen të dukshëm në dhomë dhe duken bashkë, të dukshëm për njëri-tjetrin, të dukshëm bashkë”.
“Sot në mëngjes e mësova se 22 tetori është data kur ne vitin 1879 Thomas Edison e testoi me sukses llapmën e parë praktike elektrike. Pra sot është një ditë e përshtatshme për të nisur çdo projekt i cili synon të ketë efekt të gjëra pozitive siç është ky sot i cili e nxit kohezionin shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave. Kam lexuar pak për Edisonin dhe mendoj se është një metaforë veçanërisht e mirë për atë që po e nisin tani. Projekti i cili po na bashkon sot duke përforcuar të drejtat në gjuhët e pakicave duke u përshtat me mjedisin që e kemi krijuar dhe do ta ketë ndikim për shkak të sistemeve për të cilët kemi punuar e përmirësuar gjatë kohës sa jemi në qeverisje”.
“Ne kemi qenë në gjendje të demonstrojmë përparim domethënës që nga opinioni i pestë i Këshillit të Evropës, p.sh me verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovicë së veriut, dhe nga shkollat e mesme që marrin diploma në gjuhën serbe. Jemi angazhuar që regjistrimi të jetë sa më gjithëpërfshirës, duke punësuar pjesëtarë të komuniteteve për regjistrimin e tyre”.
“Me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese për Manastirin e Deçanit. Me krijimin e një grupi dinamik për raportimin e martesave të hershme. Më tej me rritjen e mbështetjes sonë për qendrat mësimore, me çerek milion euro për ata që janë të margjianlizuar. Me përmirësimin tonë të teksteve shkollore”.
“Mirëpresim energjinë e re, frymëzimin, na pret shumë punë përpara, ne duhet të përputhim me thënien e Edisonit se na duhet 1% frymëzim me 99% punë. Ne bashkohemi me ju për të kombinuar përpjekjet tona për qëllim të përbashkët. Kur e ndez një qiri në dhomë ambienti duke romantik, por disa janë të dukshëm e disa më të padukshëm, kur kyçet poqi elektrik që të gjithë bëhen të dukshëm në dhomë dhe duken bashkë, të dukshëm për njëri-tjetrin, të dukshëm bashkë”.
Jeroen Schokkenbroek, drejtori i të Drejtave të Barabarta dhe Dinjitetit nga Këshilli i Evropës, përmes një video-mesazhi, foli për rëndësinë e fuqizimit të komuniteteve dhe diversitetit social.
“Të drejtat e njeriut janë në zemër të misionit të Këshillit të Evropës. Ato janë universale dhe nuk i takojnë vetëm një grupi, por të gjithëve. Janë pjesë e natyrës sonë si qenie njerëzore”.
Ndërsa Mary Ann Hennessey, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, tha se projekti është një koncept i fuqishëm për fuqizimin e pakicave.
“Ky projekt mundëson fuqizimin e kapaciteteve të pakicave. Mbrojta e pakicave duhet të jete në kuadër te procedurave të punës dhe të krijohet një ambient më i sigurt për pakicat”.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore