Në sallën “1 Tetori” ka filluar procesi i vaksinimit me Pfizer, dozat e të cilës kompani për herë të parë kanë arritur gjatë së martës në Kosovë.E për të marrë këtë vaksinë është parë një interesim i madh i profesionistëve shëndetësorë.
Lidhur me këtë, në një konferencë për media, kryeministri i Kosoves, Albin Kurti falënderoi shtetet e Bashkimit Evropian për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit në mënyrë që mos të ndalemi deri sa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60% të popullsisë”, ka thënë Kurti, raporton FrontOnlineKurse, Komisionieri i lartë për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi i shoqëruar edhe nge kryeministrin Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka parë nga afër procesin e vaksinimit të stafit shëndetësorë me vaksinën anti-Covid.“Kjo është një ditë e mrekullueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Kosovën. Kosova të marrë rreth 100 mijë vaksina Pfizer /Biontech nga partneri ynë më i besueshëm. Me këtë kontribut i tërë sektori shëndetësor do të mund të vaksinohet. Me dërgesën e parë dhe dërgesat që do të vijnë në qershor do të vaksinohen të gjithë personi shëndetësor. Ky është kontributi më i rëndësishëm që kemi mundur ta bëjmë për të filluar ta shënojmë fundin e pandemisë sepse pandemia do të përfundojë kur të vaksinohemi të gjithë”, ka thënë ai.