Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar sot vizita në të dyja pjesët e Mitrovicës – në veri dhe në jug. Takimi që mori më shumë vëmendje ishte ai me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i PDK-së për kryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.
Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, Kurti dhe Hamza kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.
“Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
Vizita e Kurtit në Mitrovicë ndodhi në një kohë të tensionuar politike, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit.



Të tjera
Lajme Opinione
Nurellari: Kurtit i leverdisin zgjedhjet, për këtë arsye
Analisti Adri Nurellari, përmes një postimi
Lajme Shëndetësi
“Si të bëj djalë?”: Tregu i këshillave, miteve dhe boshllëqeve ligjore në KosoVë
A ka ndonjë nënë që
Lajme
NATO reagon pas tërheqjes së 5,000 trupave amerikane
NATO thotë se mbetet e bindur