Qeveria e Kosovës do të mbajë konferencë për media në lidhje me shtrenjtimin e rrymës në vend.
Këtë e ka bërë të ditur sot kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Ai ka thënë se e kupton brengën e qytetarëve dhe se Qeveria po e trajton këtë gjë sipas tij.
“Sigurisht që e kuptoj këtë brengë që është e të gjithëve. Qeveria po e trajton këtë gjë. Mirëpo, në orën 15:00 në kryeministri do të jem në konferencë për media së bashku me ministren e Ekonomisë ku do të shprehim qëndrimet tona”, tha Kurti.
Ndryshe, nga partitë opozitare kanë paralajmëruar protestë për rritjen e paralajmëruar të çmimit të rrymës.