Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Në një intervistë për televizionin shtetëror ‘SRF’, Kurti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në BE e NaATO, s’ka të bëjë asgjë me Serbinë.
Sipas tij, pengesa e vetme janë pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.
Policia jep detaje të reja për rastin e 13-vjeçares, e cila dyshohet se mbeti shtatzënë
“Pengesa e Kosovës janë vetëm pesë shtetet mosnjohëse të BE-së. Por ne nuk do të dorëzohemi”, ka thënë Kurti.
I pari i Qeverisë kosovarë u sfidua nga televizioni zviceran me pyetjen se ‘a nuk po i hedh benzinë zjarrit’ në raport me Serbinë, mirëpo Kurti tha se vetëm po mbron ‘integritetin, sovranitetin dhe demokracinë’ e vendit.
“Jemi shtet i ri, por popull i vjetër. Nuk e japim funksionalitetin e shtetit dhe integritetin territorial, integritetin e kufijve tonë”, shtoi ai.
Kurti tha se Serbia nuk është vend demokratike dhe nuk mund të bëjë kompromis me pavarësinë dhe lirinë, derisa sipas tij, Serbia duhet të distancohet nga regjimi i Slobodan Milosheviqit.
“Dhe Qeveria serbe duhet të distancohet nga regjimi i Putinit, me të cilin punon ngushtë”, ka thënë Kurti.
Tutje kryeministri i Kosovës foli për rrezikun e një konflikti të mundshëm, duke përmendur grupet mercenare Wagner, për të cilat beson se janë vërejtur kohëve të fundit në Serbi.