Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë një prej kundërshtuesve më të mëdhenj të Pakos së Ahtisarit. Kurti bashkë me lëvizjen e tij, kishin organizuar protesta masive në qendër të Prishtinës, meqë sipas Kurtit, Pakoja e Ahtisarit, s’do të sillte pavarësinë.
Megjithatë, 19 vjet pas, duke folur për Pakon Ahtisarit, Kurti ka provuar të marrë merita nga rezultatet e asaj Pakoje që e pavarësoi Kosovën, duke thënë se demonstrata e 10 shkurtit të vitit 2007, ka qenë një prej arsyeve se pse Ahtisari e kishte shtuar fjalën pavarësi në kuadër të togfjalëshit “pavarësi e mbikëqyrur”.
“Dy gjëra të mëdha kanë ndodhur pas protestës së 10 shkurtit 2007. E para , pako e Ahtisrait me ato padrejtësitë e saj zbarkoi në Kosovë me 2 shkurt. Tetë ditë më vonë e mbajtëm protestën. Më 13 mars, Ahistari ia shton një letër raportit të tij, ku për herë të parë e përdor fjalën pavarësi në kuadër të togfjalëshit pavarësi e mbikëqyrur. 13 mars 2007, 1 muaj pas protestës tonë”, ka thënë sot Kurti.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në