Me shoqërinë tonë, sidomos me shtresën e popullatës shqiptare në Perëndim po ndodhë një fenomen interesant që ia vlen për t’u marrë edhe hulumtuesit e fenomeve dhe dukurive socialo-psikologjike të një populli.
Ne si shoqëri shqiptare në përgjithësi dhe si shoqëri e emigruar në Perëndim në veçanti duket se shpejt harrojmë apo shpejt ndërrojmë mendje.
Dje ishim me ose kundër ATYRE, e sot jemi me apo kundër KëTYRE!
Pra e ndërrojmë mendjen dhe bindjen tonë politike kah të fryn era.
Kjo dukuri e lojalitetit apo e yryshit apo turmës së masës po vërehet sidomos në relacion me mediet në Kosovë
Kur po këto medie dhe po këta gazetarë zbulonin afera të mëdha korruptive, shkruanin shkrime e botonin audioincezime, përgatitnin dokumentare ekskluzive, si ishin “Shtabi i Milionerëve” afera “Pronto” aferat e koalicionit PAN etj, ishin mdie të mira, të Kosovës që punon në të mirë të vendit!
Kur sot, po këto medie, e përafërsisht po këta gazetarë e drejtues emisionesh e mediesh zbulojnë afera të kësaj qevrie si Afera “Zdravo”, afera “Vaji” afera “Drithi” dhe e bojkotojnë ministren Rozeta Hajdari, shpërthejnë linqimet, fyerjet e shpifjet ndaj po këtyre medieve dhe gazetarëve me fjalët më të ulta dhe më të poshtra që nuk i mban dot as fjalori më i ndytë shqiptar: Janë medie të Vuqiqit, Paguhen nga Serbia e Rusia, Duhet të mbyllen të gjitha mediet shqipe në Kosovë e sihariqe të tjera.
Dhe mjerimi i mendimit të opinionit shqiptar në Kosovë e posaçërisht në Diasporë nuk përfundon me kaq.
Janë zyrtarë të lartë qeveritarë, ministra, deputetë e zyrtarë të Vetëvendosjes që e fillojnë betejën e shpifjeve e linqimeve kundër medieve shqipe në Kosovë, e që pastaj “kori politik” i VUVU-zelave e vazhdojnë refrenin e tyre me sa kanë zë e takat të tyre prej xhelave maje plehut!
P.S. Hajt shani edhe tash! Shfryhuni! Flliqni me gojë që të ju njohin me mirë edhe opinioni edhe miqtë e tuaj që i keni “miq” ne Facebook. Sa për familjarët e tuaj nuk po flasim! Ata ju njohin kush jeni dhe çfarë fjalori përdorni çdo ditë në komunikimin e zakonshëm me ata! E dijnë nivelin e ulët e të ndotur të fjalorit tuaj!