Pas Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë e cila është duke funksionuar prej kohësh me të Ngarkuar me Punë, pa drejtues ka mbetur edhe Zyra e BE-së në Kosovë,
Largimi i estonezit Aivo Orav për një detyrë të re në Turqi, ka bërë drejtimin e zyrës ta marrë Eva Palatova si ushtruese e Detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë.
Lidhur me emërimin e shefit të ri të Zyrës, kanë folur në një përgjigje për Gazetën Express nga Brukseli.
Një zëdhënëse e BE-së ka thënë se do të njoftojnë për emërimin e ri në kohën e duhur.
“Do të komunikojmë për çdo emërim të ri në kohën e duhur”, ka thënë kjo zëdhënëse.
Gazeta Express më 9 mars kishte raportuar për largimin e Orav nga Kosova, meqë kryediplomatja evropiane kishte caktuar Turqinë si shtetin e ri ku ai do të vazhdojë punën.
Aivo Orav kishte marrë detyrën e tij si drejtues i Zyrës së BE-së në Kosovë më 2 shtator 2024. Para Orav në Kosovë kishte shërbyer Thomas Szunyog.
Ambasadori Aivo Orav është diplomat estonez me mbi 30 vjet përvojë në nivel kombëtar, në atë të BE-së, në diplomacinë dhe çështjet e BE-së.
“Me kënaqësi të madhe dhe një ndjenjë të thellë të përgjegjësisë po e marr postin e Shefit të Zyrës së BE-së/Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, një partner i rëndësishëm i BE-së në Ballkanin Perëndimor. Zotohem se do të punoj krah për krah me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë të BE-së në Kosovë për t’i çuar përpara marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike, për ta konsoliduar pozitën e BE-së si investitori, partneri tregtar dhe donatori më i madh i Kosovës dhe për ta mbështetur rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe reformat në lidhje me BE-në”, kishte thënë ambasadori Orav më 2 shtator 2024.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi
Aktuale
Deputetët e shumicës parlamentare hyjnë në sallë
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë
Aktuale
Më pak se dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Kosovës i kanë mbetur më pakë