Profesori i njohur amerikan, Charles Kupchan, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk përbën rrezik për vendin, por një hap të nevojshëm për të avancuar në procesin e dialogut me Serbinë dhe për të ndërtuar besim ndërkombëtar.
Kupchan thekson se modelet e autonomisë politike për komunitetet pakicë ekzistojnë në shumë vende të botës dhe mund të shërbejnë si shembull edhe për Kosovën.
“Jo, nuk mendoj se është rrezik. Shohim në shumë vende tjera aranzhime për të ofruar një nivel të autonomisë politike, zë politik për komunitete të ndryshme, për minoritete – qoftë në Liban, ku komunitetet kanë peshë të ndryshme në qeveri, apo në Kanada, ku frankofonët kanë të drejta të veçanta për përfaqësim dhe gjuhë”, tha ai në Tëvë1.
Sipas tij, në shoqëritë shumëetnike siç është edhe Kosova, është e rëndësishme të ndërtohen mekanizma për të garantuar sigurinë dhe të drejtat politike e kulturore të pakicave.
“Janë pakte që janë bërë në shoqëri shumë-kulturore, shumë-etnike, për të siguruar që minoritetet të ndihen të sigurta, që kanë të drejta politike, dhe që gjuha e kultura e tyre respektohen”, deklaroi.
Kupchan u shpreh se, pavarësisht sfidave dhe pasigurive që mund të shoqërojnë këtë proces, vendimi për të mos vepruar është edhe më i rrezikshëm.
“Po, përballesh me rrezik që vazhdon me Asociacionin, por asgjë nuk është e pakthyeshme. Të themi se Kosova krijon Asociacionin dhe Serbia refuzon të angazhohet – mirë, atëherë shqyrtoni hapat e ardhshëm. Por disi duhet të lëvizet para, të ndërtohet momenti”.
Profesori amerikan paralajmëroi se pa ndërmarrjen e hapave konkret, procesi i dialogut do të mbetet i bllokuar dhe Kosova do ta ketë të vështirë të arrijë objektivat e saj ndërkombëtare.



Të tjera
Lajme
Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’
Presidentja Osmani, përmes një video-inçizimi,
Lajme
Veli Bytyqi: Te prifte mbare e mire djali i Kabashit heroik!
Keto dite, ne prag te
Lajme
Disa fjalë të mira për Hyre Tejecin – Zëri i fjalës së lirë dhe angazhimit qytetar
Nga XHAVIT ÇITAKU Në një kohë kur politika kosovare ka nevojë për më shumë integritet, dije dhe ndjeshmëri ndaj qytetarit, kandidatura e Hyre Tejecit për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) paraqet një alternativë serioze dhe me vlera të qëndrueshme demokratike. E njohur për publikun si gazetare, publiciste dhe krijuese e angazhuar, Hyre Tejeci ka ndërtuar