Kundërshtarja e radhës e Imane Khelif, Anna Luca Hamori ka thyer heshtjen e saj mes polemikave të vazhdueshme gjinore të boksieres algjeriane.
Pasditen e së enjtes, boksierja italiane Angela Carini braktisi meçin e saj kundër Khelif pas vetëm 46 sekondash.
Pjesëmarrja e Khelifit në Lojërat Olimpike të Parisit ka shkaktuar disa polemika. Algjeriania u s’kualifikua nga Kampionati Botëror vitin e kaluar pasi dështoi në testet e përshtatshmërisë gjinore.
Sidoqoftë, ajo u lejua nga Njësia e Boksit në Paris për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
“I dhashë fund ndeshjes sepse pas goditjes së dytë, pas shumë vitesh eksperiencë në ring dhe një jetë luftarake, ndjeva një dhimbje të fortë në hundë”.
“Thashë ‘mjaft’ sepse… nuk munda ta çoja ndeshjen deri në fund. Kështu që mendova, ndoshta është më mirë t’i japim fund ndeshjes”, tha Carini pas meçit.
Khelif do të përballet me hungarezen Anna Luca Hamori në raundin tjetër të shtunën, ndërsa përpara ndeshjes, Hamori foli për mundësinë e hyrjes në ring me algjerianen.
“Unë nuk kam frikë. Nuk më interesojnë historitë e shtypit dhe mediat sociale”, ka thënë fillimisht Hamori për New York Post.
Hamori foli edhe për vendimin e Carinit për të ndërprerë luftën.
“Ishte zgjedhja e saj. Nuk e kuptoj, sepse mendova se çdo boksier mendja është njësoj si e imja, që të mos dorëzohet kurrë. Por, ishte zgjedhja e saj. Nuk e dimë se cila ishte arsyeja. Është jeta e saj, por e di që dua ta bëj këtë në jetën time”, përfundoi hungarezja.
Të tjera
Aktuale
IKD: Qeveria në detyrë duhet të lirohet nga anëtarët e saj të cilët janë zgjedhur deputetë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Aktuale
Banda e Radoiçiqit terrorizoi stadiumin në ndeshjen me Anglinë, shumica të kërkuar për Banjskën
Pesë pjesëtarë të bandës së kryeterroristit
Aktuale
Kushtetuesja e shpall të papranueshme ankesën e Ramës kundër rregullores së mbeturinave
Gjykata Kushtetueseka shpallur të papranueshme ankesën