Një përplasje e papritur ka ndodhur mes zv. kryeministres Emilija Rexhepi dhe ministrit Faton Peci. Bëhej fjalë për një autorizim që po e kërkonte ministri Peci nga presidentja Osmani për një marrëveshje mes ministrisë së tij dhe GIZ-it gjerman.
Peci në fjalën e tij tregoi për rëndësinë që e kishte një marrëveshje e tillë.
“Lidhja e kësaj marrëveshje është e rëndësishme sepse do të ndikojë në rritjen e punësimeve në zonat më pak të zhvilluara, rurale,” – tha mes tjerash z. Peci.
Rashiq voton kundër shpalljes së organizatave terroriste “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut”
Së pari, foli edhe ministri Nenad Rashiq që kërkoi kritere më pak të kushtueshme dhe të cilat do të favorizonin komunitetet pakicë.
Por, më pas reagoi znj. Rexhepi që e përkrahu kërkesën e Rashiqit dhe duke i nisur kritikat ndaj Ministrisë së Bujqësisë për mos-përkrahje të duhur të komuniteteve pakicë.
Peci u shpreh se që këto kritere të lehtësoheshin për komunitetet nuk ishte e mundur.
“Është krejt e pavërtetë ajo çka thotë znj. Rexhepi që komunitetet nuk kanë përfitu asgjë. Përkundrazi, kanë përfitu mjaft… Mjafton të shkosh në Mamushë… Ndërsa ato kërkesat që ti i ki në vazhdimësi që unë të shndërrohem në një ministër siç ka qenë Rikallo, ajo nuk mund të realizohet.” – u shpreh me ashpërsi Peci.
Kurti në anën tjetër ka dhënë mendimin e tij. Ai duket se i dha të drejtë pikërisht Rashiqit, dhe jo ministrit Peci.
Kryeministri tha se duhet mbështetur komunitetit, dhe veçanërisht komunitetin serb duke i thënë Rashiqit se i dukej e drejtë një gjë e tillë.
“I nderuari Peci ju lutem të jeni të kujdesshëm. Mund të përfundoni në Gjykatë,” – i tha znj. Rexhepi ministrit Peci.
“Mendojmë që anëtarët e pakicës kanë të drejtë në buxhetin e shtetit të vet. Dhe në atë kontekst në gjithë këto vite kemi kërkuar që të zbuten kriteret për dhënien e projekteve për komunitetet joshumicë.” – vazhdoi tutje ajo./Botapress.info/