Nimon MUÇAJ NJË FRAGMENT I SHKURTËR I BETEJES SË LOXHËS
Enver Alaj kishte lindur në Drenoc të Deçanit me me 12 tetor të vitit 1975 nga nënë Hysa dhe babai Tahiri Shaban Alaj. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Sylë Alaj” të Dranovit dhe të mesëm në gjimnazin Vëllëzërit Frashëri të Deçani. Regjistroi fakultetin Elektroteknik në Universitetin e Prishtinës, por për shkak se pushteti sllav mbylli objektet shkollore dhe mësimi zhvillohej në shtëpi private dhe kushteve jo të favorshme erdhi dhe regjistroi drejtimin e matematikës në SHLP në Gjakovë.
Kosova që nga viti 1981 ziente dhe përplasej me pushtetin e asaj kohe. Me 1988 dhe 89 shumë të rinjë dhje të reja u vranë me duar thatë në demonstratat e asaj kohe që zhvilloheshin nëpër Kosovë. Enver Alaj doli nëpër shumë protesta të asaj kohe dhe në carrabreg u përgjak me disa policë. Ndoshta ky ishte moment vendimtar, se pa këtij momenti ai nuk mund të rrinte i qetë. As ta hante bukën si duhet, sepse mendjen e kishte te protestat, te shokët të cilët ditë e natë mendonin si ta çlironin Kosovën nga pushtuesit sllav. Por edhe njohuritë e para që kishte marrë për gjenezën e familjes së tij, sikur e nxitën atë të angazhohej për çlirimin e Kosovës.
Ndoshta gjithë kjo urrejtje qe ngulitur në kokën e tij, sepse ai kishte dëgjuar se si kishin ardhur fiste sllave në Ballkan dhe kishin zaptuar këto toka pjellore dhe sidomos ëndrra e tyre për të dalur në Detin Adriatik e cila ishte realizuar me përgjakjen e këtyre troje.
Dukagjini, Drenica dhe gjithë Kosova vlonte nga mllefi i luftëtarëve. Si shumë të rinjë dhe të reja iu bashkangjitë radhëvë të UÇK-së qysh në ditët e para, kur nisën aksionet kundër pushtetit serb-sllav në betejat Voksh, Carrabreg dhe Prilep ku disa herë u plagos, por Enverin e gjetën të pregatitur dhe në ball të aksioneve e betejave. Vajti disa herë në Shqipëri për armatim.
U kthye dhe përsëri vajti për t’iu bashkuar shokëvë në Viqidol dhe sidomos në Papaj, ku po bëheshin stërvitet profesionale për të hyrë në Kosovë në mënyrë të organizuar dhe nën komandën e njerëzve të cilët ishin përgjegjës për mirëvajtjen e luftimeve në Dukagjin, ku u bë betimi i njohur para Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqit dhe kolonel Tahir Zemajt…
Mëngjesi i 6 korrikut 1998…
Këtë mengjes të korrikut luftëtarët ishin të shpërndarë nëpër odat e Isniqit dhe në shtabin e Prapaqanit, duke bërë ushtrime për t’u përballur me serbin. Popullata kishte kohë që lëvizte si valë deti duke u mbrojtur prej bishave sllave e cila ishte e mbrojtur me ushtri e paramilitarë dhe me një nmakineri të rëndë. Erdhi lajmi se Loxha ishte në rrezik. Të gjithë iu përgjigjën thirrjes. Por komandanti Tahir Zemaj urdhëroj se togu i parë prej 30 vetash të nisej drejt Loxhës…
Mëngjesi i 6 korrikut 1998…
Fshatarët e Loxhës të tmerruar nga tanket serbe që udhëtonin xhades së madhe në drejtim të Gorozhdecit nga Peja dhe rrethimit të hekurt. Kështu që ata kërkojnë ndihmen e Shtabit të Prapaqanit. Kolonel Tahir Zemaj jep urdhër që andej të niset njisiti rreth 30 veta në krye me komandantët, Nazif Ramabajën, Faruk Xhemajlin dhe Esat Ademaj. Ushtarët të entuaziasmuar hypin në një kamion me këngën “Besa-besë” dhe arrijnë në Loxhë dhe pregatiten mirë për të kryer sulmin frontal me forcat serbe të cilët lëvizin nëpër rrugën e fshatit me tanke në drejtim të Zllapekut.
Krahu jug- lindje
Në anën e poshtme kishte edhe këmbsori… Pas një dyluftimi të ashpër disa nga tanket arrijnë të largohen. Një pjesë e ushtrisë serbe shpartallohet, por Shtëpia-Bunker sikur qendron roje dhe ushtarët nisen me turr drejt saj. Plagoset Sinan Shala. Imer Elezaj disa herë hedh granata anti-tank dhe arrinë të shpërtojë nga më e keqja, sepse tanket për pak e shkelin, por ai ua hedh përpara qante me anti-minë dhe ata e hetojnë dhe menjanohen.
Komandant Nazif Ramabaja mendon se mos lështë vrarë ushtari i tij Imer Elezaj, por ai lajmërohet se është gjallë dhe komandanti e urdhëron që të afrohet të Shtëpia-Bunker, ku kishte disa ushtarë që luftonin me forcat speciale serbe, të cilat ishin të ngujuar brenda.
Krahu Veri-Perendim
Në ndërkohë komandant Faruk Xhemajli me ushtarin Enver Alajn përballojnë një sulm të ushtrisë serbe dhe shumë prej tyre i shpartallojnë. Ata ikin në drejtim të Pejës. Pas pak ata tëheqin drejt Kullës-Bunker dhe para shtëpisë iu del një grua sebe e cila thotë se brenda nuk ka njeri, vetëm gra dhe fëmijë. Ajo friksohet, por komandanti i thotë që mos trembet, sepse ne nuk kemi punë me gra dhe fëmijë. E len ushtarin Enver Alaj si roje aty dhe nisen nga ana e epërme e shtëpisë për të marr një palë shkallë dhe për tu ngjitur në Shtëpinë-Bunker për të marrë vesh se a janë të vërteta fjalët e gruas serbe. Gjatë rrugës ai plagoset rëndë. Enver Alaj dhe Sadik Berisha hyjnë në koridorin e Shtëpisë-Binker, derën e së cilës e thyejnë me forcë. Kontrollojnë katin e parë dhe nuk shohin asnjë njeri. Pastaj Enveri don të ngjitet në katin e dytë. Sadiku e përcjell nga poshtë, por pas pak serbet e qëllojnë për vdekje ushtari Enver Alaj. Ata zbrazin edhe disa bomba dhe mjete të tjera shpërthyese për çka Sadik Berisha tronditet. Pas pak në koridort vjen komandant nazifi dhe e tërhjek Sadikun.
Kërkon që të dorzohen serbët. Iu jep pesë minuta kohë dhe nuk ka asnjë lëvizje. Iu jep edhe tre minuta të tjerë. Dhe pas pak me flamur të bardhë nga zhkallët zbresin dy veta me një bezë të bardhë. Për pak duan t’i vrasin, por Nazif Ramabaja kundërshton. Kërkon që të tërheqin trupin e Enver Alajt nga koridori. Kjo ishte marveshtje që të shpëtonin. Në ndërkohë Rexhë Osaj dhe dy civilët që dotzohen e tëheqin trupin e pa jetë të Enver Alajt dhe e qesin matanë rrugës. Vazhdojnë luftimet e ashpra në Shtëpinë e Forcave speciale serbe. Me armë qëllohet nga të dy palët. Imer Elezaj për pak vritet se qëllon disa herë Shtëpinë-Bunker, por Rexhë Osaj e shpërton me shkathtësinë e tij. Disa ushtarë të tjerë në krye me Sinan Shalën e plagosur dhe Sadik Berishën dhe zenun Lulajn e tërheqin Komandant Faruk Xhemajlin në drejtim të shkollës së Loxhës.
Te shtëpia-bunker e Vujosheviqeve… Ky thuaja është bilanci i tre a katër orëve ku mbet i vrarë Enver Alaj, si dhe u plagosën ushtarët Sinan Shala, Imer Elezaj dhe komandant Faruk Xhemajli. Nga forcat serbe kanë mbet me dhjetra ushtarë të vrarë e të plagosur. Komandant Nazif Ramabja dërgon lajm në Shtabin e Prapaqanit që komandant Tahir Zemaj të dërgoj përforciem të reja në drejtim të Loxhës.