Ekipi Menaxhues, që përbëhet prej katër serbëve, e ka në dorë hartimin e një draftit të Statutit të Asociacionit. Ky Ekip Menaxhues kishte dorëzuar një draft në vitin 2018 në Bruksel. Nuk dihet nëse kësaj radhe do ta dorëzojë draftin e njëjtë, apo do të hartohet një i ri. Dihet vetëm se Ekipin tani e kryeson një deputete e Vuçiqit. Kryeministri Kurti dhe Presidentin serb pritet ta diskutojnë takimin e ardhshëm në Bruksel draftin që i servohet nga Ekipi.
Një i ashtuquajtur Ekip Menaxhues, që është paraparë ta shkruajë draftin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të aktivizohet sërish.
Regjistrohen tre lëkundje tërmeti në Shqipëri – ja ku ishte epiqendra
Pas marrëveshjes së Ohrit, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ekipi Menaxhues, që, sipas tij, përbëhej prej gjashtë vetave (katër serbëve, shefit të OSBE-së dhe Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal), do ta hartonte Statutin e Asociacionit. Pas takimit të fundit në Bruksel, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se Ekipi Menaxhues do ta prezantojë draft-Statutin pas dy javësh.
Përbërja e Ekipit Menaxhues është akoma e pazbuluar, pos që dihet se atë e kryeson Danijela Vujiçiq, një deputete serbe e SNS-së në Kuvendin e Serbisë, nga Mitrovica e Veriut.
“Janë katër persona. Janë serbë. Daniela Vujiçiq është kryesuese. Dy prej tyre janë që nga viti 2013, dy kanë pësu vazhdimisht ndryshime”, tha ai, duke treguar se mandati i këtij ekipi përfundon, me prezantimin e draftit të Asociacionit.
Zëvendëskryeministri Bislimi, që e përfaqëson Kosovën në dialogun teknik me Serbinë, ka thënë se Ekipi Menaxhues do ta dorëzojë draft-statutin e Asociacionit brenda këtij muaji dhe ai do të diskutohet në takimin e ardhshëm mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.
Është e paqartë nëse drafti tani do të jetë i ri, sepse Ekipi Menaxhues kishte dorëzuar në Bruksel një draft-statut në vitin 2018, kur Qeverinë kosovare e drejtonte Ramush Haradinaj.
Për hartimin e statutit për Asociacionin ishte angazhuar Ekipi Menaxhues i përbërë prej katër zyrtarëve serbë. Ky ekip kishte afat deri më 4 gusht të vitit 2018 që të dërgonte në Bruksel draftin e parë të statutit për Asociacion.
Institucionet atëherë kishin thënë se nuk kishin pranuar një draft të tillë dhe se nuk kishin informacione nëse ky dokument i ishte dorëzuar BE-së. Gjatë Qeverisjes së Haradinajt ishin bllokuar negociatat në Bruksel, për shkak se Serbia s’donte bisedime pa u hequr tarifa e qindpërqindtë e mallrave serbe, që e kishte vënë Kryeministri kosovar.
Ekipi Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit në Qeveri të Kosovë kishte dorëzuar vetëm procesverbalet. Përmes këtyre procesverbaleve, ky ekip e ka pasur për detyrë ta njoftojë Qeverinë për procesin e hartimit të statutit.
Nga ajo që u mësua nga procesverbalet, Ekipin Menaxhues në vitin 2018 e pëbënin katër zyrtarë serbë, Vinka Radosavljeviç, Dejan Radojkoviq, Igor Kalamar dhe Svetislav Durleviq. /Botapress.info/