Çitaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’ të mërkurën ka kërkuar përgjigje në pyetjet e tjera, sikundër janë pajisja e Berishajt me shtetësi brenda ditës, si dhe kalimin e tij në filtrat e AKI-së, shkruan lajmi.net.
“Kallëzimi penal i agjencionit anti korrpucion ndaj Martin Berishajt është i mirëpritur. Megjithatë, ky kallëzim trajton vetëm deklarimin e rrejshëm të pasurisë. Ne ende nuk kemi përgjigje në disa pyetje fundamentale: Ku janë dhënë 600.000 euro, Si është pajisur Berishaj me shtetësi brenda ditës , Si i ka kaluar Berishaj filtrat e verifikimit nga AKI. Shkarkimi i vonuar tashmë do të duhej të ishte vetëm hapi i parë”, shkruan ajo. /Botapress.info/