Rikthimi i mundshëm i presidentes aktuale Vjosa Osmani, në Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte një nga temat që u diskutua sonte në Rubikon me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Ky u shpreh i qartë se Osmani e ka vendin e vet të padiskutueshëm.
“Kur them që na duhen institucionalistët, të djathtit, pro perëndimorët, të diturit dhe të mençurit e këtij vendi, padyshim që Vjosa është pjesë thelbësore dhe shumë e rëndësishme projektimi dhe jo vetëm”, deklaroi Abdixhiku në Klan Kosova.
Pos, kësaj ai la të kuptohet se derën e hapur në LDK e kanë krejt ata që janë të pakënaqur me gjendjen aktuale të Kosovës.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në