Më shumë se 30 centimetra borë pritet të bjerë në rrafshinat veriore dhe në mesperëndim të SHBA – së brenda 24 orëve të ardhshme, parashikojnë sinoptikanët.
Ndërsa, i njëjti sistem barometrik kërcënon tornado dhe stuhi të forta në pjesën më të madhe të jugut.
Pas rënies së rreth 30 centimetra dëbore në Nebraska dhe Dakotën e Jugut, stuhia e fuqishme e borës po lëviz në lindje dhe mund të bjerë 30-45 centimetra të tjera në Dakotën Jugore dhe Minesota, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.