Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në shtatë komuna të Kosovës deri tash.
Numërimi ka numëruar për komunat: Istog, Klinë, Junik, Kllogot, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtime.
Në Istog, Bekë Berisha i AAK-së ka marrë 145 vota me kusht krahas 148 sa ka marrë Ilir Ferati.
Në Klinë Zenun Elezaj i AAK-së ka marrë 89 vota, krahas 74 sa ka marrë Esat Raci i PDK-së.
Në Junik Agron Kuçi i AAK-së ka marrë 22 vota ndërsa 23 ka marrë Ruzhdi Shehu i LDK-së.
Në Kllokot, Lista Serbe ka marrë tetë vota krahas shtatë sa ka marrë SNS.
Në Gjilan Alban Hyseni ka marrë 278 vota krahas 285 sa ka marrë Haziri.
Në Fushë Kosovë Burim Berisha i LDK-së ka marrë 151 vota teksa 92 ka marrë Enver Bajçinca i VV-së.
Ndërkaq në Shtime Qemajl Aliu i VV-së ka marrë 67 vota krahas 104 sa ka marrë Naim Ismajli i PDK-së