Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e ka qartësuar zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.
Ai ka bërë me dije se ky aktgjykim e ka sqaruar në mënyrë të plotë procedurën e konstituimit të Kuvendit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tashmë rruga për konstituimin e Kuvendit më nuk ka vend për interpretime.
“Interpretimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e qartëson zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, për rrjedhojë, tani më e ka sqaruar në mënyrë të plotë procedurën e konstituimit të Kuvendit. Po ashtu, mbetet në pritje përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin kushtetues 30-ditor për konstituim dhe pasojat në rast të mosrespektimit të këtij afati. Pas këtyre sqarimeve kushtetuese, rruga për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit është e qartë dhe nuk ka më vend për interpretime politike. Ndërsa pas konstituimit të Kuvendit prioritet i domosdoshm duhet të jetë ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, në mënyrë që të amandamentohen qartë procedurat dhe të parandalohet çdo bllokadë institucionale në të ardhmen”, ka shkruar ai



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në