Bordi i Radio Televizionit të Kosovës në mbledhjen e parë konstitutive, përmes votimit të fshehtë, kanë zgjedhur Besnik Boletini si kryetar të saj.
![May be an image of one or more people, beard and indoor](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.6435-9/152228906_3587623291360842_3611447129803901087_n.jpg?_nc_cat=108&ccb=1-5&_nc_sid=09cbfe&_nc_ohc=Fl2APweOfRUAX8qhtTg&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AT98klpRYjVM2ItbC_YbeSMMBb1wyFzOeWg9Vld757yRVw&oe=61DF03A7)
Por, cila është biografia e tij?
Hulumtues në IDERK (Instituti për Demokraci dhe Relacione Etnike i Kosovës). Përmes këtij instituti ai ka marr përvojë në fushën e hulumtimeve empirike në terren, duke realizuar intervista dhe anketa. Në kuadër të projekteve të IDERK-ut, ka bërë futjen e të dhënave (rezultateve të hulumtimeve) në databaza, nxjerrjen e raporteve dhe paraqitjen grafike të tyre.
Praktikant në KIPRED (Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave), ku ka asistuar në të gjitha projektet të cilat janë realizuar gjatë kohës sa kam punuar në këtë institut. Gjithashtu, kam marr pjesë në projektin “Demokracia në Veprim”, ku kishin monitoruar, procesuar të dhënat dhe publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 17 nëntorit të vitit 2007. Në këtë projekt ishte i angazhuar edhe në të gjitha zgjedhjet pasuese (nacionale dhe lokale).
Gazetar në gazetën “Bota sot”. Gjatë punës në këtë të përditshme kishte raportuar për tema të ndryshme, me fokus të veçantë ekonominë, shëndetësinë dhe tema tjera të aktualitetit të asaj periudhe kohore.
Gazetar në gazetën “Prishtina Post”. Gjatë punës në këtë të përditshme kishte raportuar për tema të fushës së ekonomisë dhe për tema sociale.
Gazetar dhe redaktor në portalin “Gjuha Shqipe”, (www.gjuhashqipe.com).
Bashkëpunëtor i jashtëm i BIRN Kosova, ku kishte realizuar hulumtime gazetareske për “Gazetën JNK”
Aktualisht punon në Qendrën Kosovare për Gazetari Hulumtuese (www.preportr.com), e cila është pjesë e organizatës Çohu! Merrem me tema të ndryshme hulumtuese. Kryesisht me hulumtime që kanë të bëjnë me lidhjet mes politikes dhe bizneseve, fushës së arsimit, ekonomisë, shëndetësisë, mjedisit, sociale etj.
Trajnim dyditor “Raportimi mbi shëndetin riprodhues”, i organizuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Popullsi të Shëndoshë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Trajnim i brendshëm i organizuar nga organizata ÇOHU! për metodat e gazetarisë hulumtuese dhe trajnime tjera për përdorim individual të kamerës, aparatit profesional, montimin e videove dhe audiove.
Trajnim i brendshëm organizuar nga organizata ÇOHU! dhe i mbajtur nga Qendra Rumune për Gazetari Hulumtuese lidhur me metodat e hulumtimit në gazetarinë hulumtuese, se si të hulumtohet në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
Trajnim treditor për përdorimin e programit SPSS – Statistical Package for the Social Sciences
Trajnim me katër module nga katër ditë “Rrjetëzimi Lokal për Zhvillim të Qëndrueshëm”.
Pjesëmarrje në konferencën e të rinjve për Ballkanin Perëndimor në Paris organizuar nga Komisioni Evropian.
Trajnim i brendshëm për metodat e gazetarisë hulumtuese në platformat online dhe rrjete sociale i mbajtur nga KRIK – Rrjeti i Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit.
Trajnim në kuadër të “Swedish Grav Conference” i mbajtur në Suedi lidhur me metodat e gazetarisë hulumtuese nga gazetarë më përvojë të vendeve të ndryshme evropiane.
Trajnim për përdorimin e programeve për montazh të videove, i organizuar nga Internews në Podgoricë.
Alumni i Shkollës Politik i organizuar nga PIPS. Qëllimi i programit, ndër të tjera, është promovimi i një kulture të re politike për liderët e rinj në përputhje me tri parimet kyçe të Këshillit të Evropës: Demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.
(Ndër vite kam ndjekur edhe shumë trajnime njëditore për fushën e gazetarisë, multimedia, databaza dhe sigurinë online).
Përfitues i një burse nga “Kosova 2.0” ku kam realizuar një hulumtim gazetaresk mbi të drejtat e punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë: https://kosovotwopointzero.com/varferi-pasiguri-vdekje/
Përfitues i një burse nga “Kallxo.com” ku kam realizuar një hulumtim gazetaresk lidhur me mësimdhënësit që kanë probleme të rënda shëndetësore dhe që vazhdojnë të punojnë: https://kallxo.com/lajm/puna-e-detyrueshme-mes-dhimbjes-dhe-ditarit/
Redaktor i dy hulumtimeve gazetareske të dy bursisteve të “Kosova 2.0”:
1. https://kosovotwopointzero.com/depresioni-i-patrajtuar-i-paslindjes/
2. https://kosovotwopointzero.com/shperfillja-e-me-te-vegjelve-te-shoqerise/
Trajnues i gazetarëve të rinj për metodat e gazetarisë hulumtuese, përdorimin e platformave të ndryshme online për hulumtime brenda dhe jashtë vendit si dhe raportimit në fushën e mjedisit në Kosovë. Trajnimi është mbajtur në kuadër të “Shkollës për gazetari hulumtuese” që organizohet nga organizata Çohu!
Trajnues në dy module i studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve të rinj për etikën në gazetarinë hulumtuese. Ky trajnim njëditor është organizuar nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).
Redaktor i dy gazetareve gjatë realizimit të një hulumtimi mbi degradimin e Lumit Drini i Bardhë nga eksploatuesit e rërës dhe zhavorrit. Hulumtimi po realizohet në kuadër pjesës praktike të “Shkollës për gazetari hulumtuese” që organizohet nga organizata Çohu!
Vendin e parë për shkrimin më të mirë gazetaresk për mediat e shkruara në Kosovë mbi varfërinë, në konkursin e Agjencive së Kombeve të Bashkuara.
Vendin e parë për shkrimin më të mirë të realizuar nëpërmjet qasjes në dokumente publike në konkursin e Rrjetit Ballanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN.
Vendin e dytë për video-storien më të mirë mbi ambientin, në konkursin e organizuar nga festivali “Dokufest”.
Vendi i parë për shkrimin më të mirë hulumtues kundër korrupsionit në konkursin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe UNDP-së. (Ky hulumtim është realizuar bashkë me Besa Kalaja).
Vendi i tretë për shkrimin dhe dokumentarin më të mirë në konkursin e Bashkimit Evropian për Gazetari Hulumtuese. (Ky hulumtim është realizuar bashkë me Leonida Molliqaj).
Vendi i parë për shkrimin më të mirë në konkursin “Tregu i punës dhe punësimi” i organizuar nga e Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. (Ky hulumtim është realizuar bashkë me Leonida Molliqaj).
Vendi i parë për video-storien më të mirë mbi ambientin, në konkursin e organizuar nga festivali “Dokufest”.
Vendi i parë për shkrimin më të mirë mbi varfërinë, në konkursin e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara. (Ky hulumtim është realizuar bashkë me Leonida Molliqaj).
Çmim i veçantë për realizimin e një dokumentari dhe fotostorie me temën e varfërisë, në konkursin e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara.
Vendi i dytë për shkrimin më të mirë kundër korrupsionit, në konkursin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe UNDP-së. (Ky hulumtim është realizuar bashkë me Besa Kalaja).
Vendi i parë për shkrimin më të mirë kundër korrupsionit, në konkursin e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe UNDP-së. (Ky hulumtim është realizuar bashkë me Besa Kalaja dhe Leonida Molliqaj).
Vendi i parë për shkrimin më të mirë në fushën e ekonomisë në konkursin për çmimin “Ibrahim Rexhepi”, i organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, OSCE, UNKT dhe UN Woman.
Vendi i parë për shkrimin dhe dokumentarin më të mirë mbi mjedisin, në konkursin e BIRN Kosova. (Ky hulumtim është realizuar bashkë me Leonida Molliqaj, Besa Kalaja dhe Qëndrim Bunjaku).
Vendi i parë për shkrimin me të mirë kundër korrupsionit në financat publike, në konkursin e organizuar nga BIRN Kosova.
Vendi i dytë për shkrimin më të mirë mbi mjedisin, në konkursin e organizuar nga BIRN Kosova. (Ky hulumtim është realizuar bashkë me Qëndrim Bunjaku).
Vendin e dytë për shkrimin më të mirë në konkursin e Bashkimit Evropian për Gazetari Hulumtuese. (Ky hulumtim është realizuar bashkë me Besa Kalaja).