Pavarësisht se është i ngujuar, Lulzim Hetemi duket se po e kompleton kabinetin e tij qeverisës në Leposaviq.
Radio Televizioni “Dukagjini” raporton se Lulzim Hetemi, kryetar i Leposaviqit, që është ngujuar që nga maji në objektin e kësaj komune, ka emëruar katër drejtorë të drejtorive komunale.
Siç raporton “Dukagjini”, Hetemi të premten ka emëruar katër drejtorët e parë të kabinetit të tij.
Të emëruarit në drejtoritë komunale janë Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valon Peci e Arjeta Tahiri.
Ndryshe situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar.