“23 vjet më parë, u ekzekutua atdhetari i shquar dhe intelektuali i pashoq, Kolonel Ahmet Krasniqi.
Heroi i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, si ministri i parë i mbrojtjes dha kontribut të jashtëzakonshëm në fillet e krijimit të formacioneve të para shtetërore të Republikës së Kosovës.
Ai i takon plejadës së burrave të mëdhenj të kombit e personaliteteve më të ndritshme të historisë tonë, të cilët fatkeqësisht në errësirë u privuan nga jeta.
Dija, përvoja dhe guximi i tij ishin vlera të rrugëtimit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci.
Kolonel Ahmet Krasniqi do të kujtohet gjithmonë si një strateg i mirëfilltë ushtarak si dhe institucionalist deri në vetëmohim, ngaqë i dha të gjitha, e në fund e dha edhe jetën.
Heroi i Kosovës, me kulturën e tij ushtarake punoi në krijimin e një ushtrie me aftësi të fuqishme mbrojtëse dhe të disiplinuar, çfarë i duhet një vendi demokratik.
Ndërsa, vrasja e tij ishte humbje e madhe për kombin tonë. Kjo humbje thellohet edhe më tej nga mos zbardhja e këtij akti kriminal. Por, shpresat tona asnjëherë nuk do të shuhen që një ditë drejtësia të vihet në vend.
Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel, Ahmet Krasniqit!”
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2021/09/Ahmet-Krasniqi-300x300.jpg)