Duke e uruar fituesin e sivjetmë, kryetari Haziri tha se ky çmim bashkon sot dy cepa të tokave
tona, ku kufiri akoma i ndan shqiptarët mes vete, por duke ecur përpara drejt një bashkimi.
Zaten, Sabit Rrustemi, tash e tridhjetë vjet, Gjilanit i ka dhëne epitetin një qendreje kulturore
dhe emrat sikur i juaji kanë bërë që ne, përmes shkrimeve shqip dhe në rasti tuaj, edhe përmes
përkthimit të autorëve të mëdhenj, ta kuptojmë më mirë veten tonë, gjë që dëshmon se libri
dhedijambetengjithmonëkërkesëejetës.
Duke e falënderuar poetin për gjithë kontributin dhe krijimtarinë e tij letrare, Haziri ka thënë se
në murin e çmimit të madh letrar ‘Beqir Musliu’, një çmim ky unik në Gjilan dhe Kosovë, tash e
tutje do të jetë i vendosur edhe emri Nasi Lera.
Haziri tha ditët e lirisë në Gjilan fillojnë më 11 qershor, me përkushtimin për Beqir Musliun dhe
vazhdojnë me manifestimin ‘Trekëndëshi poetik i paqes’ dhe shumë aktivitete tjera në kuadër të
shënimit të ditëve të bardha të lirisë.
Për më tepër, Haziri nënvizoi se çmimi letrar ‘Beqir Musliu’ ngërthen në vete jo vetëm një gjini
letrare, sepse ne kemi themeluar qendrën kulturore evropiane e cila në vete do të ketë
bibliotekën, muzeun e qytetit, galerinë dhe institucionet tjera kulturore, që do të ndërlidhen me
emrin e Beqir Musliut, i cili Gjilanin e ka bërë krenar kudo ku flitet dhe shkruhet shqip.
Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar, në përbërje: Ibrahim Kadriu, Emin Azemi
dhe Sadete Tërnava.
Shkrimtari Ibrahim Kadriu me këtë rast tha se Nasi Lera është një nga personalitet më të njohur
dhe të respektuar nga lexuesi dhe kritika letrare, kurse Antonë Nikë Berisha nënvizoi se Lera
është një nga prozatorët tanë më të shquar.
Laureati Nasi Lera, duke u falënderuar për këtë vlerësim, mes mallëngjimit dhe lotëve, tha se
njoftimin e ka përjetuar me një emocion të veçantë, emocion që e kishte provuar vite më parë,
kur në Prishtinë ishte botuar romani i tij i parë ‘Të jetosh kohën’.
‘Gjithmonë kam dashur të vija në Kosovë, por ko ishte e pamundur, sepse dëshira ime nuk varej
nga unë, por varej nga dikush tjetër dhe i tillë ishte kufiri shtetëror që na ndante, pavarësisht se
ky kufi nuk mundi të ndajë kurrë dhe as nuk do të mund ta ndajë ndonjëherë komunikimin
shpirtëror mes nesh”, tha Lera.
Fitues të mëhershëm të këtij çmimi, i cili jepet në bashkëpunim me klubin letrar ‘Beqir Musliu’
janë: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja,
Ramadan Mehmeti, Nehas Sopaj, Anton Nikë Berisha, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Ramadan
Rexhepi, Edi Shukriu dhe Agim Gjakova.